Një çift i moshuar italian, i cili ishte i martuar për 60 vjet, vdiq brenda dy orëve, kurse djali i tyre u zemërua pasi nuk u lejua t’i vizitonte ata për herë të fundit.

Sipas djalit të tyre Luca Carrara, Luigi Carrara, 86 vjeç dhe Severa Belotti, 82 vjeçe u izoluan në shtëpinë e tyre në Albino, në provincën veriore të Bergamos për tetë ditë pa ndihmë mjekësore, raportoi Daily Mail.

Babai i Luca Carrara, një murator në pension, u dërgua në një spital lokal të shtunën, ndërsa nëna e tij u dërgua atje të nesërmen.

Raportohet se prindërit e tij vdiqën të martën – njëri në orën 9:15 të mëngjesit dhe tjetri në orën 11:00.

“Ata vdiqën të vetëm, kështu funksionon ky virus”, tha djali i shqetësuar.

“Të dashurit tuaj kanë mbetur vetëm dhe nuk mund t’ju thoni lamtumirë e as t’i përqafoni”, shtoi Carrara.

MUND TË JU PËLQEJNË