Banka Qendrore e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media njoftuar se ka marrë vendim të mbyll dy institucione mikrofinanciare që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Kosovë.

Bëhet fjalë për Iute Credit dhe Monego, shkruan Reporteri.net.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka thënë se nuk do të lejohet asnjë veprimtari e këtyre dy institucioneve në Kosovë.

“Ato i kanë sjellë diçka tjetër tregut nga çka kanë premtuar. Devijimi më shqetësues ka të bëjë me normën e interesit në kredi që kanë rezultuar të jenë shumëfishë më të larta sesa që ato janë paraparë”, ka thënë Mehmeti.

Është vërtetuar se shpalosja e normave të interesit nga këto dy institucione nuk bëhet sipas rregullores së BQK-së, është thënë ndër të tjera në konferencë./Reporteri.net

MUND TË JU PËLQEJNË