Në orët të mëngjesit fjolla bore kanë nisur të bien në vendin tonë.

Si asnjë ditë tjetër, reshjet e borës sot kanë marrë kuptimin e duhur, pasi që është pikërisht 31 dhjetori, dita e ndërrimit të moteve, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, këto reshje nuk pritet të kenë intensitet të shtuar gjatë orëve të pasdites, pasi që sipas sinoptikëve, ato do të jenë të dobëta, ndërsa temperaturat që do të shoqërojnë sot do të sillën ndërmjet -2 deri 0 gradë celcius.

MUND TË JU PËLQEJNË