Janë dy fytyra me profesione krejtësisht të kundërta dhe të ndryshme.

Është fjala për Blerta Deliun e cila me vite është në politikë, kurse Teuta Krasniqi në botën e aktrimit, shkruan Kosovarja.

Pra, asgjë nuk i lidh sa i përket profesionit të tyre, por kur vjen puna tek miqësia ato i gjejmë gjithnjë bashkë.

Blerta dhe Teuta me vite gëzojnë një shoqëri të pastër dhe besnike, për çka e kanë dëshmuar përmes imazheve dhe paraqitjeve të tyre.

Nuk janë të rralla rastet kur i kemi parë duke dalë e duke bërë qejfe ngado.

Ato edhe sonte u panë pranjë njëra tjetrës, e që këtë takim të tyre e tregoi vet deputetja përmes postimit të saj në rrjetet sociale.

Kaq të dashura dhe të përqafuara nuk i kishim parë asnjëherë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË