Blerta Syla-Surroi njihet më së shumti për shkak të kurorës së “Miss Kosovës” që e fitoi në vitin 1995.

Ajo, shkëlqu në atë spektakël dhe në të gjitha pjesmarrjet e saj në vijim. Edhe më tutje shkëlqlen si profesioniste, bashkëshorte e nënë shumë e dedikuar, shkruan “Kosovarja”.

Blerta, është gjithashtu piktore e mirnjohur dhe aktore, e dëshmuar disa herë në të dyja këto fusha të rëndësishme të artit.

Pas një pauze të konsiderueshme nga bota e filmit, Syla po rikthehet sërish në shesh-xhirim. Këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një fotografie të publikuar në hapsirën e saj personale në “Facebook”, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, Blerta vitet e fundit ka qenë kryekëput e përfolur për shkak të marteses me gazetarin, analistin e politikanin kosovar, Veton Surroi, me të cilin ka dy djem./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË