Bleona Qerreti njihet si një nga vajzat më joshëse shqiptare, shkruan GazetaBlic.

Ajo njihet për stilin e veçantë të jetesë që bënë dhe gjithmonë na ka dëshmuar se nuk është që i bënë fort se çka thonë të tjerët për të.Ndonëse disa herë radhazi është kritikuar për paraqitjet e saja tejet “eksplicite” në tapetin e kuq dhe në videoklipe, ajo asnjëherë nuk ka rreshtur ta bëjë këtë punë – dhe gjithmonë ka treguar se ka stil.

Kësaj here, bukuroshja 39-vjeçe ka publikuar këngën e saj të re që mbanë titullin “Monster”.

Shkëputur nga videoklipi i këngës “Monster”
Kjo këngë në përgjithësi si tematikë ka dashurinë, derisa Bleona e nisë me një tregim të shkurtër duke treguar se çka ka qenë dashuria për të dhe se çka e ka shtyrë të arrijë deri në pikën ku ndodhet tani.Diku më e veshur e diku tjetër më e zhveshur – në të gjitha skenat ajo do t’iu mahnitë me pamjen e saj si në fizikun trupor poashtu edhe me fytyrën e zërin e saj.

E veshur her në të kuqe e her në të zeza, Bleona ka treguar se çkado që vesh i rri për mrekulli.Se sa do të pëlqehet kënga e re e Qeretit mbetet të shihet ditëve në vijim. Tre muaj më parë, Qerreti pat bërë publike këngën “I don’t need your love” të cilën e pat sjellë me një videoklip goxha ‘të nxehtë’, për të ardhur tash me këtë këngë të re.