Nuk është se një pjesë e bukur e publikut nuk i bëjnë sytë katër kur ndonjë prej estradës sonë provokon.

Andaj edhe kjo dukuri tek artistët tanë vetëm sa ka ardhur dhe i ka bërë më të etur për paraqitje të tilla, shkruan Kosovarja.

Ska si mos të hyjë në këtë listë edhe Bleona, e cila ani pse jashtë vendit zakonin e saj nuk po e harron duke vazhduar të ketë lidhje më të afërta me adhuruesit e saj.

Për atë çka i ka falur natyra nuk mundet ti afrohet dot askush, prandaj gjithherë krijon përshtypjen e një vajze joshëse, sensuale dhe tejet të bukur.

Meqë është mësuar që në vendin tonë ti servojë dhe ti japë publikut atë që gjithmonë ka dëshiruar, atëherë edhe në SHBA po vazhdon me të njëjtin qëllim.

Ndonëse e kompletuar dhe më se e përsosur paraqitja e saj e radhës në rrjetet sociale theu të gjitha tabutë, sidomos veshja që kishte bërë e tëra në të kaltër ia kompletonte pamjen e saj ekstravagante. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË