31 dhjetori sërish i ka bërë bashkë në një tavolinë burra te profileve profesionale nga më të ndryshmet, të gjjthë të sukseshëm në drejtimet e tyre.

Biznesmeni i njohur Enver Krasniqi, në restaurantin “Antika” në Fushë Kosovë, ka mbledhur në një vend shokë e dashamirë për “gotën e fundviti”, shkruan “Kosovarja”.

Biznesmeni që ka dëshmuar gjithmonë korrektësi në punën e tij, bashkë me të gjjthë shokët, kanë uruar bashkarisht për një vit të mbarë, të mirë e të begatë, sidomos për brezat e rinjë.

Kjo tryezë festive, e muhabetit e afërsisë thuajse vëllazërore, të jetë shembull i ndejave ku më shumë gjen vend përzemërsia, sesa interesi.

Gëzuar nga “Antika” e Enver Krasniqit.

MUND TË JU PËLQEJNË