Sipas statistikave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga 38 mijë e 232 veteran sa ishin në janar të këtij viti, tash janë, 38 mijë e 120 veteran.

Numri i madh i veteranëve të luftës ka qenë dhe vazhdon të jetë temë diskutimi në Kosovë.

Që nga fillimi i vitit 2019, numri i veteranëve ka pësuar rënie.

Sipas statistikave nga ASK, nga 38 mijë e 232 veteran sa ishin në janar, tash janë, 38 mijë e 120 veteran.

Në muajin shtator, shteti i Kosovës i ka paguar veteranët 6 milionë e 298 mijë e 716 euro.

Para 7 muajsh, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim për kërkesën e Prokurorisë lidhur me pezullimin e përkohshëm të pensioneve për 19 mijë e 500 veteranëve të luftës.

Gjykata ka refuzuar këtë kërkesë të Prokurorisë Speciale, deri në përfundimin e procedurës penale.

Ndërkaq veteranët e dyshuar për mashtrim janë duke u intervistuar ende nga Prokuroritë themelore.

MUND TË JU PËLQEJNË