Disa personalitete publike, sa i përket shfaqjes së familjes disa janë më të rezervuar.

Të tillët ndonëse kanë emër dhe famë, duan që vetëm si individë të njihet pa iu përfolur familja, shkruan “Kosovarja”.

Mirëpo në një vend të vogël si Kosova është gati e pamundur kjo gjë, ngase secili thuajse e njeh secilin dhe kurreshtja e publikut shuhet shpejtë.

Mbase jo me një qëllim të caktuar, por meqë ishte në fillim të karrierës, këngëtarja e njohur Besiana Behluli që është njëherish vajza e Shkurte Fejzës u përfol në media për shkak se ‘fshihte’ bashkëshortin nga publiku.

Ajo shfaqej në organizime e ndeja të ndryshme vetëm e herë me motrën e saj Gresën, por nuk tregonte më shumë.

Kurse së fundi Besiana është liruar me publikun she jo rrallë po publikon fotografi me bashkëshortin.

Madje tash po e publikon atë edhe vetëm. Është një fotografi në Instagram ku këngëtarja ka shfaqur bashkëshortin të cilin e quan ‘zemër’./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË