Përditë e më shumë shqiptaret po tregojnë aftësitë e tyre të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme, madje edhe jashtë kufinjëve. Një prej femrave të sukseshme, është edhe Vera Robenson, shqiptarja që jeton në Cyrih të Zvicres, shkruan “Kosovarja”.

Ajo, është modeli i femres punëtore, kreative e tejet profesionale dhe falë të gjitha këtyre elementeve, ia ka dalë që të jetë kjo që është, Vera e shërbimeve të kalsit të parë.

“BEAUTYNAILSVERA” është salloni i njohur e me shumë kliente të kënaqura, që ofron një spektër të gjërë shërbimesh të fushës së bukurisë. Ajo që e dallon“BEAUTYNAILSVERA” është cilësia e pa krahasueshme në çdo shërbim dhe tradita e gjatë në këtë fushë, pasi Vera punon në këtë drejtim prej 17 vitesh.

Në sallonin e Veres, me metodat më efikase bashkohore, bëhet mbjellja e thonjëve, qerpikëve, kthimi i qerpikëve, botoks për flokët, pedikyri, ngjyrosja dhe prerja e vetullave, zgjatja e flokëve, stilimi i flokëve, make-up profesional, etj.

 

Vera Robenson, është aftësuar profesionalisht si Nail Aetist (mbjelljen e thonjëve) dhe Lash Artist (mbjelljen e qerpikëve) në shkollat më prestigjioze në Cyrih.

Në “Kosovare” prezantojmë një galero fotosh me punën e “BEAUTYNAILSVERA”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË