Shtatë shtetasit çekë dhe njëri serb, të cilët u arrestuan në prag të ndeshjes futbollistike midis Kosovës dhe Çekisë, janë liruar nga autoritetet kosovare.

Ata janë arrestuar të premten (06.09.2019), nën dyshimin se po bartnin pajisje dhe flamuj me simbole provokuese për t’i shfaqur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur që të njëjtëve iu janë shqiptuar edhe gjobat bazuar në ligjin për të huajt.

“Lidhur me shtatë shtetasit nga Republika e Çekisë dhe njërit me nënshtetësi nga Serbia, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime sipas procedurave ligjore, u janë konfiskuar disa pajisje dhe në konsultim me prokurorinë janë liruar dje”.

“Të njëjtit janë trajtuar edhe sipas ligjit për të huajt, ku të njëjtëve iu janë shqiptuar edhe gjobat bazuar në këtë ligj”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në mënyrë profesionale dhe në bashkëpunim me agjencitë tjera të sigurisë të garantojë rendin kushtetues dhe sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës”.l

MUND TË JU PËLQEJNË