Kryetari i Këshillit rajonal për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, ka bërë thirrje që mos të publikohet numri i vdekjeve nga koronavirusi nëpër botë por të shkohet në Mitrovicë dhe të shikohet se sa persona vdesin brenda ditës.

Barani parmes një postimi në Facebook thekson se, këto vdekje po bëhet të natyrshme, sepse siç thotë ai ju ka ardhë koha dhe jo prej koronavirusit.

Ai kërkon që mos të bëhet panikë në popull.

Sipas tij, duart është dashur të pastrohen gjithëherë me sapun.

Postimi i plotë:

OOOooooooooo ju te panjerez, o keni kujdes e mos krijoni panik pa fare nevoje, mos i egzagjeroni gjerat kaq çka jeni duke bere, nuk keni nevoje me tregu sa veta kane vdek ne France, Amerike, Kine etj. ejani ne Mitrovice dhe mund ta shihni sa veta vdesin mbrenda nje dite, jo prej fare virusi a gripi por prej asaj qe ju ka ardhur koha, prej Zoti aq e kane pas te shkruar. Une me njerin prej gazetareve me te njohur, Hysni Syla ishim para dy jave ne nje varrim ne varrezat e qytetit ne Shipol te Mitrovices dhe vetem ate kohe sa ishim ne aty kishin qene tre trupa te pajet para xhamie te cilet u varrosen me Iqindi, jo prej gripi a fare virusi, leni e mos krijoni keshtu panilk ne popull. Duart eshte dashur gjithehere ti pastrojme me sapun e jo vetem tani kur tek eshte lajmru nje lloj virusi. Kujdes gjithesesi gjithehere por jo edhe panike sepse ne ne Kosove tash e 2. 000 vite kemi pas vazhdimisht gjithfare virusi e qka jo tjeter, mos tregoni sa jane vdekur ne Kine, tregoni popullitr sa banore i ka Kina e ata vet e marrin me mend se sa veta mund te vdesin nga vdekja natyurale mbrenda dite …!!!

MUND TË JU PËLQEJNË