Ishte shumë pranë tre pallateve që u shembën në tokë pas tërmetit në Thumanë, por për fat të mirë nuk pati të njëjtin fund me ta.

Kryefamiljari i një familje që jeton në një apartament në këtë pallat tregon se ka përjetuar momente tmerri teksa ka nxjerrë nga banesa vajzën e tij me katër fëmijë dhe gruan e sëmurë me bombël oksigjeni, ndërsa mbeti nën rrënoja për 20 minuta.

“Dolëm në kohë. Të gjithë shpëtuan. Gruaja ishte matanë te krevati atje. Vajza me djalin këtu. Ishim 9 veta këtu. I nxora ata ngela vetë. Gruaja është sëmurë me valvula oksigjeni. Prandaj ngela brenda duke nxjerë atë. Shpëtova desh Zoti. Me zor kam dalë”,tregon Ajushi.

Pallati i tij është në gjendje të mjaft të rënduar. Të gjitha shkallët janë rrënuar, dhe tashmë godina mund të rrezikojë edhe shembjen.

MUND TË JU PËLQEJNË