Ndryshimet që pritet të bëhen për zgjedhjet, duhet të kapin një pako ligjesh të sistemit zgjedhor, jo vetëm në rastin e presidentit nga vota e popullit, por edhe të anomalive të tjera, shkruan “Kosovarja”.

Nuk duhet t’u lihet partive t’i fusin në lista kandidatët për deputetë nëse ata kanë aktakuza. Ligji duhet ta përjashtojë kandidatin me aktakuzë sikur që kemi raste të kandidatëve të propozuar nga partitë për këtë legjislacion, e që do të del nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Vendimi duhet të merret në parlament. Ai vendim do t’i lehtësonte partitë politike t’i ruajnë marrëdhëniet e shëndosha me anëtarët e saj, duke kujtuar thënien se “askush nuk është i fajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia”.

Ligji do vlejë edhe për kryetarët e komunave, e që do jenë në listën për deputetë. Sepse, një kryetar komune mund të ketë konflikte interesi dhe nëse ai akuzohet, bie fjala, për keqpërdorim, të mos ketë mundësi të kandidohet për deputet.

Kjo dukuri është kritikuar në masë të madhe nga analistët e politologët dhe është quajtur “pafytyrësi politike e kryetarëve”, që mbajnë këtë post dhe kërkojnë të nominohen për deputetë.

Andaj, KQZ-ja duhet të përfshijë ndryshime zgjedhore, e që përjashtojnë mundësinë e zgjedhjes së qeverive mbi konflikte interesi, sikur në rastin kur presidenti vjen nga marrëveshjet ndërmjet partive, që janë shumë shpesh dallavere dhe interesa politike të kombinimeve. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË