Astrit Dili është artist shumë dimensional, i njohur e i talentuar në muzikë dhe jo vetëm. Ai, për një kohë ishte mjaftë produktiv dhe la gjurmë me krijimet e tij, shkruan “Kosovarja”.

Astrit Dili, ishte ndër të parët që bëri rep në Kosovë, duke e imponuar fuqishëm këtë frymë muzikore që edhe sot është mjaftë evidente, e pëlqyer, senzacionale.

Ndër vite, artisti ka ndryshuar format, duke u lëshuar në ujërat e muzikës alternative. Ai, ka përmbledhur këngët e tij të veçanta në një album të titulluar “Sot”, ku Dili ka shkrirë gjithë talentin e tij.

Këngëtari, në këtë album sjell kryesisht tema nga realiteti ynë, që janë trajtuar me një dozë të theksuar intelektualizmi, duke e bërë këtë album krejt unik dhe një shpalosje të jashtëzakonshme muzikore, por edhe të problematikave të së sotmes, por jo vetëm, shkruan “Kosovarja”.

Astrit Dili prej vitesh jeton e vepron në Norvegji dhe kjo është arsyeja pse nuk e kemi parë duke folur për artin e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË