Tashmë kanë mbërritur në Kosovë dy trupat e pajetë të kosovarëve që vdiqën nga tërmeti me magnitudë 6.2 ballë.

Shemsedin dhe Isa Abazi ishin duke qëndruar në Durrës kur ndodhi tërmeti në Shqipëri dhe shkatërroi objektin në të cilin po qëndronin, raporton lajmi.net.

Sot, në ora 12:30, do të bëhet varrimi i vëllezërve Abazi, ku familjar, farefisi dhe qytetarët të shumtë kanë shkuar për t’i dhënë lamtumirën.

Kujtojmë, se numri i viktimave nga tërmeti ka arritur në 41, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë operacionin për trupat e tjerë që dyshohet se janë nën rrënoja.

 

MUND TË JU PËLQEJNË