Policia ka arrestuar Ikballe Berisha-Hudutin pas deklaratës që bëri kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili tha se edhe shtëpia i është bastisur gjithashtu.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjellë për intervistim dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”.

Ajo ditën kur gjenerali iranian u vra bëri një postim në Facebook që bëri bujë në mediat kosovare dhe nxitit reagime.

“Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak kriminile ata janë të vdekur por vetëm frymojnë për t’u turpëruar vetë dhe kombin e vet kriminel. Kriminelet ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21”, kishte shkruar ajo.

“Ti shkove në përqafim Imam Husejnit sepse vajte në tokën e tij të Qerbelas dhe tani për ty po ndriçohet nata me mija qirinj të ndezur për shpirtin dhe qenësinë e njeriut madhështor Gjeneralit Sulejman. Të mi bësh selam Ehli Bejtit se bota është me të drejtit dhe se drejtësia është shumë afër të manifestohet me ardhjen e Imam Mehdiut a.s. Vetëm pak durim o popull i shtypur musliman kudo që jeni anë e mbanë”.

Huduti-Berisha është themeluese e një fondacioni fetar./Klankosova/

MUND TË JU PËLQEJNË