Vajzë e re por shumë e talentuar dhe e zonja në profesionin që ushtron tashmë e sa vite

Kur përmenden këto fjalë sigurisht të gjithë e dijnë se është fjala për këngëtaren e njohur Ardiana Dili, shkruan Kosovarja.

Se i këndon shpirti dhe zemra kur ia thotë muzikë shqiptare, këtë e ka dëshmuar çdo ditë e më tepër përmes interpretimeve e paraqitjeve skenike.

Ardiana ka këngë e klipe, të cilat janë shndërruar në hitë të dëgjuara, dhe se ka bërë emër e zë të kërkuar sidomos tek dasmat e ahengjet familjare, si dhe në mbrëmje muzikore gjithandej.

Duke goditur gjithmonë në shenjë, Ardiana duket të jetë përgaditur goxha mirë edhe për projektet e saj për festat e fundvitit.

Këtë po e thotë dhe po e tregon edhe projekti i radhës që ka lansuar këto ditë, e cila quhet “Moj hatixhe”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË