Arbnora Ademaj është ndër ato vajzat me të gjitha epitetet: e bukur, e zonja, elegante dhe më e përmendura.

Secili përkushtim dhe angazhim i saj iu ëshë shpërblyer me sukses, po ashtu ka dëshmuar me qindra herë që asnjëherë nuk është ndalur së punuari, shkruan Kosovarja.

Këtë po e dëshmon jo vetëm gjatë shfaqjeve të saj skenike në moderim, por edhe në tjera fusha, gjë që nuk janë të pakta për të.

Siç mësohet, prezantuesen e emisonit më të shikuar “Zone” në Rtk, tani e kemi edhe drejtoreshë shumë të zonjën në njërën nga qendrat estetike në Tiranë.

Bëhet fjalë për “Allureebeauty”, aty ku përfshihen të gjitha shërbimet, duke filluar nga trajtimi i fytyrës dhe trupit, botokosit, e shumë gjëra të tjera, deri tek zbritjet dhe ofertat që iu presin këto ditë.

Sukseset e saj po që nuk kanë të ndalur, e kjo gjë po shihet jo vetëm përmes veprimtarive të saj por edhe përkushtimit maksimal që ka e ëmbla Norë në angazhimet e saj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË