Anton Quni ka thënë se është në gjendje edhe të gjunjëzohet, vetëm e vetëm që të vazhdojë koalicioni.

Këtë e ka thënë në vazhdimin e seancës së Kuvendit pas pauzës.

“Kur iu drejtova unë, nuk iu thashë që kam autorizimin. Sigurisht që edhe brenda LDK-së ka qëndrime të kundërta në këtë temë. Unë mora një rrezik në vete duke e patur parasysh situatën.

E marr përsipër, nëse ka nevojë të gjunjëzohem të tregojnë seriozitet lidhur me situatën. Do e bëj të pamundurën që të vazhdojë koalicioni, por të njëjtën gjë e kërkoj edhe nga ju” ka thënë Quni.

MUND TË JU PËLQEJNË