Antigona Bajrami është emër i njohur i skenës muzikore, e dëshmuar shumë herë për potencen e saj vokale dhe ëmbëlsinë me të cilen e interpreton çdo këngë.

Antigona Bajrami është nga Peja, por e rritur në Gjermani. Ani pse është rritur larg vendlindjes, Bajrami gjithmonë e ka dashur muzikën shqipe, që e kultivon me shumë dashuri.

Ndonëse e sukseshme, këngëtarja muzikën thotë se e ka vetëm hobi.

Këngëtarja që është mjaftë e angazhuar edhe në dasma e ahengje, sapo ka edituar tri këngë të reja të punuara nga Fatmir Muja, Adrian Kastrati, Kreshnik Ibrahimi, Rrahman Kryeziu e Ejup Shabani.

Këngët e reja, e mirënjohura e skenës sonë i ka kënduar në projektet e vitit të ri të produksionit “Libonia” dhe tashmë janë në dispozicion të publikut. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË