Familja e saj komentohet tash e sa kohë në mediet rozë.

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani veçohen si ndër çiftet më të dashura në showbizin shqiptar, të cilët kanë marrë vëmendje të madhe mediale, shkruan Kosovarja.

Ata po shijojnë të lumtur jetën bashkëshortore, së bashku me djalin e tyre Ansin, ku me shumë krenari e paraqesin edhe publikisht në rrjete sociale.

Kësaj radhe, Andrra ishte ajo e cila e ka dërguar djalin te frizeri, ku me anë të një postimi në “Instastory”, tregon se Ansi i vogël o i pret flokët.

Deri tani, në çdo paraqitje, Andrra dhe Sinani e kanë veshur me shumë stil djalin e tyre, duke u komentuar mjaft edhe për shijen e tyre dhe përkushtimin që e kanë ndaj djalit të tyre. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË