“Talk” për vite me radhë mbetet një nga emisionet më të ndjekura në spektrin medial tekeviziv në vend. Në këtë emision të drejtuar nga gazetari Amir Mjeku, janë rrëfyer emrat më të mëdhenj të artit, muzikës, politikës, e të tjerë, shkruan “Kosovarja”.

Formulë suksesi për të funksionuar dhe ecur suksesshëm ky format televiziv, ishte prezantuesi, një emër tashmë i dëshmuar në gazetari.

Amir Mjeku ka ndërtuar karrierë të bujshme në “Kohavision”, por gazetari i “Express” dhe autori e prezantuesi i “Talk”, tashmë e ka braktisur televizionin përmes të cilit e njohëm.

Mjeku e ka bërë të ditur lajmin përmes këtij postimi në faqen e tij në “Facebook”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË