Përveç si një grua e politikane e zonja, ajo posedon dhe një bukuri e sharm.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku vlerësohet se ka përfaqësuar denjësisht shtetin e Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka qenë përherë një ndër politikanet më të zëshme shqiptare. Vlora, edhe në këtë post po e dëshmon me punën e palodhshme të saj.

Është njëra ndër politikanet që i kushton kujdes të veçantë dukjes së saj, duke u shfaqur gjithmonë elegante dhe me stil.

Edhe në imazhin e fundit që ka ndarë me ndjekësit, Vlora shfaqet bukur, e që e bën edhe më të këndshme është buzëqeshja plotë ëmbëlësi.

Ndryshe, ambasadorja e tanishme, dikur karrierën e saj e ka filluar si gazetare dhe përkthyese për të vazhduar me angazhimet e saj në Partinë Demokratike të Kosovës, subjekt të cilit i takon edhe sot./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË