“Sa t’jem gjallë o zemra jem, përgjithmonë kam me t’kujtu”.

Kjo është vetëm një nga frazat goditëse të një prej këngëve hit të ditëve të fundit, që po qarkullon gjithëandej nëpër rrjete sociale.

Nëse ende nuk e keni dëgjuar “Amanetin” e Burim Mehmetit, duhet ta bëni tani patjetër, pasi kjo baladë është shndërruar në më të dëgjuaren kohët e fundit.

Këngëtari i mirënjohur kosovar ka lënë një pjesë të shpirtit në këtë këngë të ndjeshme, që tashmë është bërë kolonë zanore e shumë të rinjëve që i kanë ndarë rrugët mes vete, por që ende u dhemb ndarja.

Teksti dhe muzika mbajnë vulën e Besim Bunjakut, aranzhmani nga Ermal Krasniqi, aranzhmani nga Ermal Krasniqi, ndërkaq në kitarë luan Astrit Stafai.

MUND TË JU PËLQEJNË