Është pa dyshim një ndër zërat e mrekullueshëm shqiptar, që jehon përtej oqeanit.

Aleksander Gjelaj është këngëtari që jeton në Amerikë dhe që ka arritur ta bëjë oër vete publikun falë zërit të bukur dhe këngëve e videoklipeve që po sjell.

Aleksander Gjelaj nuk po ndalet, sa në Amerikë, e sa në trojet shqiptare. Duket se është kudo në shërbim të argëtimit të publikut që e ndjek e pëlqen.

Nuk po mungon as me këngë e videoklipe. Gjelaj sapo ka lansuar projektin e radhes, klipin e këngës me titull “Leje inatin”. Ky titull e kjo këngë ka bërë mjaftë përshtypje tek fansat e këngëtarit.

Edhe këtë herë lista e bashkëpunëtorëve është e klases së parë. Kënga është krijim i Florent Boshnjakut, teksti është shkruar nga Yll Limani, ndërkaq vizeoklipi është punuar mga “Poëer Media”.

Aleksander Gjelaj këtë herë godet me këtë këngë ritmike, ndërkohë që premton risi të tjera.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË