Albion Muqiqi, para disa javëve ka lansuar këngën e tij të re në kuadër të festave të cilën e ka titulluar “Dashurinë ta kam falur”.

Këngë kjo e cila për disa ditë ka arritur të klikohet mjaft shumë në kanalin Youtube.

Albioni, viteve të fundit iu bashkangjit skenës muzikore, i cili me talentin e zërin e tij, rrëmbeu vëmendjen duke u pëlqyer njëkohësisht edhe këngët e tij, shkruan Kosovarja.

Ndryshe, Albioni është i biri i këngëtarit kosovar, Afrim Muqiqi, i cili mesa duket po ndjek me shumë siguri dhe sukses hapat e tij.

Për më tepër, ju ftojmë edhe ju ta shijoni këngën, dukë klikuar mbi videon e mëposhtmë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË