Nuk ka shumë vite që i është bashkangjitur emrave të njohur të estradës sonë. Por për kaq pak kohë ka këngë, videoklipe e hite të shumta.

Alban Feka është një zë i bukur i muzikës popullore, i cili në vitin 2015 solli këngën e parë të shoqëruar me videoklip “Jam Fajtor”, shkruan “Kosovarja”.

Por, vushtrriasi nuk u ndal me kaq. Me kalimin e viteve solli edhe këngë tjera madje edhe bashkëpunime.

Që nga 2017-ta, këngëtari Feka është në skenë duke bashkëpunuar ngushtë me grupin e njohur Fa Bandin ku kanë sjellur hite si “Na Mbajti Dashuria”, “Emri Dashni” si dhe “Mbiemri”, për të mos u ndalur me kaq ata prapë publikut i sollën një këgë po kaq të bukur.

“Njëherë jetojmë” mban titullin kënga e re, e shkruan nga Ilir Berani si dhe e orkestruar nga ‘Virusi’.

Dëgjojeni këtë zë të bukur nga Vushtrria antike./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË