Në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur sot rreth orës 01:30 në rrugën Ferizaj –Lipjan një person ka humbur jetën kurse pesë të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, i cili ka thënë se aksidenti me fatalitet ka ndodhur kur një veturë është vetëaksidentuar duke dalë jashtë rrugës, me ç’rast ka rënë lumin pranë rrugës në Muzeqinë të Shtimes.

“Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 01:35 minuta ,në rrugën Ferizaj-Lipjan, në fshatin Muzeqinë , ka humbur jetën një person kurse pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore .

Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës ‘VW Golf’ V.O. (26 vjeçar ) duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi timonin, kalon jashtë rrugës në anën e majtë me ç’rast automjeti bie në lumin e fshatit”, thuhet në njoftim.

“Në këtë aksident ,pasagjerja A.A.( 21 vjeçare) ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Ndërsa pesë të lënduarve, fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor”.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

MUND TË JU PËLQEJNË