Familja Zhegrova është e njohur për një mori talentësh që po zëjnë vend në publik me profesionet e tyre.

I pari i familjes që ia filloi famës ishte Edon Zhegrova me talentin dhe këmbëngulësinë e tij, dhe sot shënon suksese të panumërta në futboll, shkruan “Kosovarja”.

Emri i tij është përfolur që nga fillimi i karrierës për shkak të synimeve të tij në gola, dhe kështu duke nxitur mediat kosovare po edhe ato botërorë që të iu kundërvihen dhe të shkruajnë e të flasin për të pakufi.

Pas këtij nuk vonoi shumë dhe menjëhërë u shfaq edhe e motra e tij Valza Zhegrova.

Një femër e bukur, pozitive dhe mbi të gjitha me një talent të papërshkruar, ku edhe arriti të bëhet një emër i njohur i estradës, e pëlqyer dhe shumë e dashur për të gjitha moshat.

Ndonëse vëlla e motër rrëmbyen skenën dhe u bënë më se të njohur se shumë të tjerë, ata asnjëherë nuk u harruan nga njëri tjetri madje kanë bashkuar forcat ende më shumë.

Duket se Edoni pak më shumë i cili pak nga xhelozia e më shumë nga dashuria për të motrën po e ruan si sytë e ballit dhe po ia shpreh asaj dashurinë më të pastër, më të sinqertë dhe më të denjë ashtu siç i ka hije një vëllau.

Për më shumë, kjo foto flet vet, por edhe kot nuk kanë thënë se “Kush ka vëlla botën ka”, apo jo? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË