Adi Krasta rikthehet në ekran.

Gazetari e prezantuesi i njohur televiziv sapo ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me televizionin News 24.

E hëna dhe e marta do jenë dy ditët në të cilat Krasta do të jetë në “prime time”.

Emisioni do të ketë si logo te tij, inicialin “A” të cilin Krasta e ka përdorur edhe herë të tjera.

Dy projekte të tjera parashikohet të realizohen prej tij në muajt e parë të vitit 2019.

Moderatori në bashkëpunim me stafin e News24 ka nisur menjëherë nga puna për ndërtimin e studios së emisionit dhe brenda pak javësh pritet të dalë në transmetim.