Trendi i operacioneve plastike nuk po njeh moshë, ‘e re apo e vjetër’ sidoqoftë është përhapur kudo në botë.

As në Kosovë nuk kanë arritur ti shpëtojnë këtij trendi, janë apo jo fytyra publike.

Personave të pakënaqur me pamjen e tyre operacionet plastike po iu japin mundësi të përmirësojnë defektet gjenetike qoftë në fytyrë apo trup, shkruan “Kosovarja”.

E natyrisht ky trend ka prekur më së shumti botën e showbizit, të pakta janë këngëtaret apo artistet që kanë preferuar ti qëndrojnë besnike pamjes së tyre natyrale.

Në mesin e personazheve më të ndjekura e komentuara janë ‘rejat e famshme të showbizit’.

Por, meqë janë të njohura e të komentuara për ditë në mediat rozë rejat e këngëtareve tona të njohura, e keni menduar nëse ndonjëra prej tyre kanë bërë ndonjë ndërhyrje?

Ariana ,Learta, Egzona, Ereza, Gezimja janë këto ‘rejat’ më të përfolurat në showbiz tash e disa vite, secila prej tyre me virtytet e veta.

Rikujtojmë se Ariana është reja e parë e estradës, e cila u martua me Ermalin në vitin 2008, e që nga ai vit bukuroshja nuk ka reshtur duke u komentuar në mediat rozë.

Por meqë është kaq e komentuar, a ka bërë Ariana ndonjë ndërhyrje në fytyrë apo trup?

Siç dihet dhe thuhet Ariana është krejt origjinale, mbase në një të ardhme mund të bëjë, si dihet.

Pas tetë vitesh në vitin 2016, erdhi në ‘skenën e nuseve’ Learta Jakupi, reja e këngëtares së famshme Shyhrete Behlulit, kështu duke e konkurruar Arianën e cila për një kohë ishte mësuar ta kishte gjithë vëmendjen kah vetja.

E si e tillë, Leartes nuk iu desh shumë dhe të bëhet një emër mjaft i njohur dhe i dashur, e komentuar po aq sa vjehrra e saj.

Mirëpo, sa i përket pamjes së jashtme as Learta nuk i ka preferuar ende operacionet plastike, kështu edhe ajo mbetet një nuse autentike.

Por, viti 2016 nuk e solli në ‘skenë’ veç Leartën hiq më pas se një muaj pas saj edhe familja e Nystret Muçiqit u bënë me re.

Egzona Muçiqi është bashkëshortja e Albatritit, e cila nuk ua lëshon rrugën as Arianës e as Leartës.

Ajo po ashtu jo vetëm që është e komentuar po aq sa ato, po ashtu gëzon edhe vet një bukuri natyrale.

Kurse, Erëza Dana është reja e Shkurte Fejzës e cila vazhdon të jetë ende veç e fejuar.

Ndryshe prej tjerave, Ereza është më e tërhequr nga bota mediatike nuk i ka në qejf ekspozimet.

Por, ndërhyrjet estetike nuk i ka në qejf as Erëza, kështu edhe ajo gëzon një ‘bio’ bukuri.

E për të ngushtuar konkurrencën mes nuseve të estradës, viti që lam pas iu dedikua plotësisht resë së Remzie Osmanit.

Gëzimja është e fundit që i është bashkangjitur kësaj liste, dasma e saj në prill të 2019 bëri bujë të madhe mediatike e që nga ai moment Gëzimja ka qëndruar top temë në mediat rozë.

Asaj shpesh i kanë thënë se është ‘nusja më e bukur’ në ëstradë, e nga ajo çfarë shihet as Gëzimja nuk i ka preferuar ndërhyrjet plastike.

E bukur, e freskët vazhdon të jetë njëjtë sikurse edhe nuset tjera.

Se a do qëndrojnë tërë kohën kështu, apo me kalimin e viteve do iu mbushet mendja të përmirësojnë ndonjë defekt, ose të ‘zhdukin’ rrudhat mbetet të shihet./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË