Është padyshim ndër aktorët i cili dhuroi të qeshura të shumta me rolin e tij, edhe pse jo në një projekt komik, shkruan Kosovarja.

I njohur në shumë role dhe tejet i kërkuar në kinematografinë turke, Selim Bayraktar po vazhdon të kryesojë në listat e shumë projekteve.

Në Ballkan, është njohur në serialin “Shekulli i Madhërishëm”, projekt ky i cili zuri vendin e parë për nga shikueshmëria.

Edhe pse në seria e kemi parë në një rol “të butë” , në jetën reale aktori është shumë tërheqës në syrin e shumë adhuruesve.

Transformimi i tij së fundmi ka habitur të gjithë ata që e njohën vetëm në rolin e lartcekur, e për këtë flasin pamjet në vazhdim./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË