Shkurte Fejza këngëtare e popullarizuar prej shumë vitesh.

E dëshmuar që në rini të hershme, ajo kurrë nuk iu nda rrugës së këngës, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja e mirënjohur ka kënduar për Kosovën, robërinë, lirinë…Sot, këndon edhe në dasma e ahengje.

Këngëtarja e mirënjohur nuk ka qenë e suksesshme vetëm në jetën profesionale, por edhe atë private.

34 vite martesë të lumtura përkrah Hajrushit, njeriut që ishte dashuria e saj e parë, që u bë bashkëshorti e babai i fëmijëve të këngëtares.

Hajrushi, e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë fuqishëm karrierën e të shoqes. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË