Të gjithë thuajse i njohin motrat Mustafa, e veçanërisht Safeten e Sahiden të cilat njihen si dy zëra të dalluar të muzikës popullore.

Ato veçohen për muzikën e bukur që çdo herë i kanë sjellë publikut, shkruan “Kosovarja”.

Këngët e tyre kanë bërë që të mbërthejnë pas vetës shumë dëgjues e fansa besnik.

Sa herë që sjellin këngë e bëjnë në atë mënyrë që të mbesin të paharruara, duke iu përshtatur preferencave të publikut.

Së fundi, pikërisht në sezonën e verës goditën me këngën e tyre “Dasma”, ku të veçantë klipinn e tyre e bëri pjesëmarrja e Medinës, kunatës së tyre bukuroshe.

Medina që nga ajo ditë po vazhdon të përflitet në mediat rozë si kurrë më parë.

E për ata që nuk e dinë, kunata e tetë motrave Mustafa ka fatin të punojë në Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe sportit./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË