Gjenerata të tëra të njerëzve, sidomos të femrave, rriten duke lexuar romane romantike, duke mos qenë të vetëdijshme se ato ndikojnë negativisht në lidhjet dhe psikën e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Dikur, në vitet 70, lexoheshin me të madhe romanet e dashurisë, sidomos nga nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët.

Kujt nuk i kujtohen romanet e dashurisë: “Sikur t’isha djalë?”, “Lulja e kujtimit”, “Zonja me kameliet”, “Lolita”, e shumë të tjerë?

Një zhanër i tillë i librave e idealizon dashurinë dhe seksin, ndërsa lexuesve u ofron pritje të rrejshme.

Për këtë arsye, edhe pse romanet e dashurisë mund të jenë interesantë dhe të këndshëm për lexim, ato i inkurajojnë femrat që t’i jepen seksit të pasigurt dhe shtojnë rrezikun për shtatzëni të padëshiruar.

Një grup psikologësh britanikë janë kundër romaneve që propagandojnë tematikë të tillë, në veçanti që flasin për femra të cilat nxisin pasionin mashkullor, ndërsa nga ana tjetër, nuk janë në gjendje ta kontrollojnë pasionin e tyre.

Sipas ekspertëve, romanet duhet të flasin për mënyrën reale të kuptimit të botës, ndërsa romanca, si referencë interesante për këto romane, duhet të shpjegohet në mënyrë të drejtë.

Një tjetër element për t’u përmendur është edhe pasiguria shëndetësore që ofrojnë romanet e tilla kur është fjala për marrëdhëniet seksuale, pasi që, në kundërshtim me punëtorët shëndetësorë që rekomandojnë përdorimin e prezervativit, shkrimtarët e romaneve romantike janë kundër seksit të sigurt dhe kjo mund të çojë në shtatzëni të padëshiruar, e cila më pastaj mund të ketë telashe të reja, telashe të tjera…

Prandaj, me të drejtë shtrohet pyetja: A duhet të lexojmë romane të dashurisë? D. Haxhaj /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË