Një njoftim i shpërndarë në rrjetet sociale i ka vënë në mëdyshje nxënësit e shkollave të shumta në Kosovë.

Në këtë njoftim, i cili mban logon e ministrisë së Arsimit, Sindikatës së Arsimit, e të komunës së Prishtinës, thuhet se nesër nuk do të ketë mësim.

Kjo me arsyetimin se MASHT do të bëjë një kontroll në të gjitha shkollat për të parë nëse ka gjëra të cilat nuk lejohen me ligj.

Mirëpo, ky njoftim del të jetë një tjetër shaka, pasi një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Valmir Gashi, nga Ministria e Arsimit, ka mohuar të kenë lëshuar një njoftim të tillë.

Gashi në një përgjigjeje të shkurtër për Indeksonline ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se nesër mësimi do të mbahet si zakonisht.

“Një gjë e tillë nuk qëndron fare. Zyrtarisht një gjë tillë nuk është e vërtetë. Mësimi do të mbahet si zakonisht”, ka thënë Gashi.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë kur nxënësit mashtrohen me njoftime të ngjashme. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË