Një djalë 13 vjeçar ka varur veten gjatë ditës së sotme në komunën e Ferizajt.
Rasti në fjalë është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Agim Gashi.
Rasti në fjalë është raportuar rreth orës 18:30 pikërisht nga familjarët e të miturit.
““Sot rreth orës 18:30 një fëmijë i moshës 13 vjeç dyshohet se e ka varur vetën. Familjarët e kanë raportuar rastin në polici ndërsa ekipi i mjekëve kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është nga fshati Sojevë i Ferizajt”, ka thënë Gashi.
Tutje i njëjti ka shtuar se me urdhër të Prokurorit kujdestar trupi i pajetë i 13 vjeçarit i është lënë familjes për ceremoninë mortore.