Gjatë ditës së sotme ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca ka kërkuar që të lirohen nga detyra shtatë ambasadorë mes tyre edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.Disa orë më pas ishte vetë Çitaku që lajmëroi se do ta dorëzojë detyrën.
Por megjithëse u largua nga një ministër i VV-së, Çitaku duket se ka raporte të mira me zyrtarët e kësaj partie.
Eshtë pikërisht deputetja e LVV-së Mimoza Kusari-Lila e cila e ka uruar Çitakun për përfundimin dinjitoz të detyrës.“Çdo fillim ka fundin e vet, çdo fund ka fillim të ri. Sikur të kam uruar nga #Gjakova për fillimin tënd si Ambasadore, sot të uroj nga #Prishtina për përfundimin dinjitoz të detyrës tënde.
Përkundër dallimeve, gjithmonë do të kemi arsye për të bërë: Gëzuar ” shkruan Çitaku në Facebook.
Postimi i plotë:
Çdo fillim ka fundin e vet, çdo fund ka fillim të ri. Sikur të kam uruar nga #Gjakova për fillimin tënd si Ambasadore, sot të uroj nga #Prishtina për përfundimin dinjitoz të detyrës tënde.
Përkundër dallimeve, gjithmonë do të kemi arsye për të bërë: Gëzuar 🍷Every beginning has its end & every end has a new beginning. Once I congratulated you from #Gjakova as our Ambassador, today I wish you all the best from #Prishtina on the dignified completion of your duty.
Despite the differences, we’ll always have a reason to #cheer 🍷