Para disa javësh Arian Bega bëri thirrje publike në emisionin ‘Historia ime’ se e shoqja e kishte braktisur dhe ai kishte mbetur vetëm me 4 fëmijët e tyre.
Ditën e sotme, ai ishte sërish në emision dhe gjatë një lidhjeje telefonike me Elidën (bashkëshorten), kjo e fundit ka mohuar fjalët e tij, duke theksuar se nuk ka braktisur fëmijët por vetëm atë.
Elida ka treguar se Ariani ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj, gjë të cilën i shoqi e ka mohuar. Po ashtu ka shtuar se ai është i ati i 4 fëmijëve të tjerë nga dy martesa të mëparshme dhe këtu Ariani ka ndërhyrë duke thënë se ka vetëm dy.
Ky çift është bërë i njohur në media, kur para 10 muajsh Elida gjatë emisionit “Dua te te bej te lumtur”, i kërkoi të falur publike të shoqit që e kishte tradhëtuar e për më tepër e kishte futur në burg pa arsye. Ditën e sotme, te ‘Historia ime’, Mirela Milori e ka pyetur përse i ka kërkuar falje Arianit dhe ajo ka zbuluar se në fakt ka qenë i gjithi një komplot mes tyre, ndërmjet së cilit synonin të merrnin ushqime falas dhe pagesën e qirasë për 2 muaj.
Mirela Milori: Elida ke bërë një emision të tërë në një ekran tjetër, ku i ke hedhur poshtë këto dhe i ke kërkuar falje Arianit?
Elida: Se tani më dole, se harrova, edhe emisioni që është bërë herën tjetër është bërë me dijeni të Arianit. Sepse na kanë paguar 2 muaj qira dhe na kanë sjellë për 3 muaj ushqime në shtëpi. Elida ka qenë më Francë, në Greqi, Gjermani, Kosovë gjithandej ka punuar Elida për shtëpinë. Ariani di të luajë dhe raki, nuk punonte Ariani..