Pa marr parasysh se si e shohim ne filma lidhjen me shumë epsh, në jetën reale ndodh e kundërta
Planifikimi i jetës së natës mund të ju sjell tejet më shumë kënaqësi.
Sipas një studimi Gjerman i, ata persona të cilët kanë prirje në planifikimin e marrëdhënieve intime kanë funskion më të mirë intim sesa ata të cilët mundohen të kenë lidhjen spontan, raporton “The Indepedent”.
Ata me tipare të personalitetit që bien nën ombrellën e ndërgjegjshëm, si njerëzit më efikas, të orientuar, të disiplinuar dhe të besueshëm kanë më shumë gjasa të përjetojnë më shumë kënaqësi seksuale.
Një ekip psikologësh në Universitetin e Ruhr Bochum, i kanë anketuar 900 çifte dhe i pyetën ata për cilësinë e jetës së tyre dhe tiparet e personalitetit të tyre në mënyrë që të gjejnë ndonjë lidhje.
Në përgjithësi, ata zbuluan se njerëzit e ndërgjegjshëm përfitojnë më shumë nga përmbushja më e lartë intime. Planifikimi i intimitetit në një mënyrë apo tjetër mund të kontribuoje në një komunikim më të mirë pa paragjykime, sugjerojnë studiuesit.