F.G., 42 vjeç, u gjet pa shenja jete sot në banesën e tij në Prishtinë.

Bëhet fjalë për një biznesmen të fushës së tekstilit i njohur në kryeqytet dhe Kosovë. F.G. ishte pronar i dyqaneve të veshmbathjes “Charlie”.

Sipas deklaratave që thanë personat që e njohën F.G., vdekja e tij ka ardhur për shkak të një sulmi kardiak.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Me datë 23.07.2019 rreth orës 10:50h, Prishtine (L.Dardania) në banesën e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë në vendin e ngjarjes kanë dale njësite e nevojshme policore. Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, familjarët e tij i kanë thënë Gazetës Express se ai ka vdekur në gjumë.

MUND TË JU PËLQEJNË