Një vogëlush 2-vjeçar është rrëmbyer nga aligatori derisa ishte duke lozur në bregun e ujit bashkë me familjen e tij gjatë pushimeve në Walt Disney World në Orlando, Florida. I vogli u tërhoq brenda në lagunë, përkundër përpjekjeve të mëdha të prindërve të tij që ta shpëtonin.

Trupi i të miturit u gjet një ditë më pas nga forcat e shpëtimit dhe polumbarët, pa jetë.

Të mërkurën, Jennifer Venditi nëna 41-vjeçare e vogëlushit postoi në Facebook fotografi rrëqethëse të saj dhe të të birit, duke qëndruar në të njëjtën vend ku i vogli u rrëmbye 30 minuta më pas.

Fotografia është shpërndarë rreth 140 mijë herë dhe shkrimi në të përmban një mesazh të rëndësishëm për ata që akuzojnë prindërit e Lane Graves, për vdekjen e fëmijës së tyre.

E ëma përfundoi postimin e saj me hashtagun #judgelesspraymore, si një përkujtim se ngjarja tragjike mund t’i ndodhë çdo familjeje.

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË