Dita Ndërkombëtare e Popujve Indigjenë të botës festohet çdo vit më 9 gusht dhe ka synon promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popullsisë indigjene në botë.

Kjo ngjarje njeh arritjet dhe kontributet që njerëzit vendas bëjnë për të përmirësuar çështje botërore siç është mbrojtja e mjedisit.

Festimi i kësaj dite u vendos nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor të vitit 1994, duke shënuar ditën e takimit të parë të Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara për Popullsitë Indigjene të Nënkomisionit për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në vitin 1982.

Njerëzit nga vende të ndryshme për këtë ditë inkurajohen të marrin pjesë në festimin e kësaj dite për të përçuar mesazhin e OKB-së mbi popujt indigjenë.

Ndryshe, aktivitetet përfshijnë forume edukative dhe aktivitete në klasë për të fituar një vlerësim dhe kuptim më të mirë të popujve indigjenë.

MUND TË JU PËLQEJNË