Moderatori Shpëtim Desku realizon prej disa vitesh emisionin “N’Kosovë shou”, ku ngërthen muzikën, intervistat, storiet, e shumë pika të tjera që kanë ngjallur interes tek publiku, shkruan “Kosovarja”.

Desku, fton në emisionin e tij personazhe profilesh të ndryshme, nga të cilët përpiqet të nxjerrë ekskluzivitete.

Ai, disa herë e ka pasur në emision Sinan Hoxhën, madje me të shoqen, Andrrën. Kjo e fundit, një herë u bë edhe prezantuese në programin e Deskut, ndërkaq komenti i Sinanit ishte se gruaja e tij nuk është për këtë punë.

Shpëtimi tha se Andrrës i shkon shumë moderimi, ama nuk e le Sinani pasi është xheloz.

Sigurisht, të gjitha u thanë në kuadrin e shakasë.

MUND TË JU PËLQEJNË