Armend Rexhepagiqi ka kënduar gjithë jetën, duke i falë skenës e publikut shumë emocione me zërin e tij dhe interpretimin karakteristik, shkruan “Kosovarja”
Armend Rexhepagiqi njihet si këngëtari më origjinal, që i ka rezistuar kohës dhe që aktualisht po mungon.
Do të mbahet përherë në mend si kosovari i parë që ka kënduar në “Eurovision”, ku u prezantua me këngën “Mami Mami” me një performancë mjaftë unike për kohën, shkruan “Kosovarja”
Armend Rexhepagiqi është bashkëshorti i Aida Barakut, me të cilën vazhdon të jetojë në Prishtinë.
Ai, duket të jetë i lumtur pranë të shoqes dhe atyre pak miqve të zgjedhur që kanë aktualisht.