Kosovarja, është magazina e vetme që targeton të gjitha shtresat e shoqërisë, duke servuar tema të trajtuara profesionalisht, intervista me njerëz nga jeta politike, kulturore dhe shoubizi. “Kosovarja”, sjellë rrëfime të personave me përvoja unike, njerëz “më ndryshe”, etj.
Mihrije Braha i bënë konkurrencë Naimit
Mihrije Braha këngëtare festivalesh, e mrekullueshme, zë e pamje… Mihrija këngëtare e mbrëmjeve muzikore, por edhe e dasmave dhe ahengjeve. Mihrija kudo dhe gjithherë duke e bërë më të mirën në muzikë dhe jo vetëm.
FAQE 7-të
Mjerë e drejta po mirë po i prinë e shtrembëta…
Thoshte jo rrallë im gjysh, e që po më kujtohen sot fjalët e tij: “Kosova është livadh i madh, babo! E hanë edhe kuajt e verbër, qorr!”.
Edhe djali i dëshmorit merr rrugën e kurbetit!
Petrit Dervishi është një djalë i ri nga Kopiliqi i Skenderajt. Babai i tij, Dauti, ra dëshmor për lirinë e Kosovës. I mbetur pa njërin prind, Petriti iu përvish punës qysh i vogël, duke u marrë me shumë punë, por asnjëra nuk i siguroi ekzistencë të qëndrueshme për familjen e tij. Andaj, mori një vendim të vështirë: të marrë rrugën e kurbetit.
I rralli – Ismet Bogujevci
Ismet Bogujevci, pa dyshim, është ndër këngëtarët më në zë të muzikës popullore shqipe me dekada të tëra. Është njëri nga këngëtarët që i qëndroi besnik këngës së mirëfilltë popullore shqipe. Andaj, do të mbetët ndër këngëtarët e pakët që nuk e komercializoi këngën shqipe, por e këndoi me ëndje e zemër.
Kush është babai i gomarëve?
U kërkoj falje deleve të mija që nuk mund t’i kullos më në kodrën time, sepse ish-kryetari i komunës e ka shitur apo ia ka falur dikujt sipërfaqen e gjelbëruar të kodrës…
Plaka 88 vjeçe – në krye të odës së burrave!
Sofe Berisha, 88 vjeçe, nga fshati Bubavec i Malishevës, është rast i rrallë ndër plaka. Ajo qe 35 vjet qëndron në krye të odës, e që është rast i rrallë te gratë tona.
Kush është sponsori i VIP-ave tanë?
Më rastisi puna në një ndejë me njërin nga biznesmenët tanë. Ajo që vlen të përmendet nga ajo ndejë është se atij shpeshherë i cingëronte telefoni dhe na e pengonte bisedën tonë.
Ëndrrat që paralajmërojnë tragji…
Janë të rralla. Misteri i tyre ka një fund tragjik. Njerëzit tronditen kur i shohin dhe krijojnë ndjenjën e çuditshme nëse kanë parë ëndërr një fund të tillë apo ka qenë realitet i përjetuar. Në këtë mënyrë, u shkojnë ditë e muaj, duke qenë nën mbretërinë e hamendjes dhe duke ndjerë frikë në shpirt se çka do ndodh…
Jeta e shtrenjtë e Arbnora Ademajt
Arbnora Ademaj është bukuroshja kosovare që kudo ku është paraqitur ka shkëlqyer. Kurora bukurie, pasarela mode, fotosesione, televizion… Arbnora ia ka dalë të njihet e pëlqehet e shpesh të jetë figurë dominante në shou-bizin vendor.
Modë sipas… Encës
Enca Haxhia mbetët këngëtare sensacionale. Me apo pa projekt të ri, Enca është e përfolur, është interesante, është cool. Këngëtarja nga Tirana ia ka dalë të jetë yll i gjeneratës së re.
E ëmbla Leonorë…
Leonora vazhdon të mahnitë me publikime të ndryshme, e cila doemos edhe komentohet nga shtypi rozë.
Të njohurat tona që i duan muskulorët
Të njohurat tona kujdesen shumë që të kenë linja ideale, të duken sa më bukur e sa më rinore. Ato përpiqen fuqishëm që të duken në top-formë, e duan që edhe partnerët t’i kenë në linjë. Disa nga të njohurat tona kanë zgjedhur të kenë përkrah burra të pashëm e muskulorë.
Remzia ia thotë këngës, e Nexhati…
Remzie Osmani është ndër ato këngëtare që nuk ndalen asnjëherë. Aktive, e pranishme në dasma e ahengje, e gjithashtu, mjaft prezente edhe me këngë e videoklipe. Remzia shpesh këndon me vëllanë e saj, Nexhatin.
A po i hynë muzikës vajza e Nysret Muçiqit?
Albiona Muçiqi është vajza e çiftit të njohur Merita Spahiu e Nysret Muçiqi. Dyshja gjithmonë janë cilësuar të pashëm, si në rini e si tani.
Kur Xherdan Shaqiri ishte i varfër…
Tani fiton miliona, është një nga emrat e mëdhenj të futbollit, por dikur ishte ndryshe. Xherdan Shaqiri, bashkë me familje, në të kaluarën jetonin në kushte shumë të vështira. E, këtë e thotë edhe vetë futbollisti i njohur.