Arsyeja e vërtetë e “zhdukjes” së bashkëshortit të saj, janë problemet që ai ka me ligjin në vendin e tij etnik, në Rumani.

Ai po akuzohet për keqpërdorim në po këtë vend.

Mediat rumune, por edhe ato spanjolle kanë raportuar se ai akuzohet për keqpërdorime në vendin e tij të origjinës, ndërsa bën jetë luksoze në Los Angeles.

Sipas Liberta Tea, biznesmeni Savulescu ka përvetësuar një pronë në vlera milionëshe në mënyrë të paligjshme teksa pas këtyre veprimeve, në vitin 2012 është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të bërë jetë luksoze.

I njëjti medium citon faktin se aktori ka jetuar me modelen shqiptare në një vilë, vlera e së cilës shkon deri në gjashtë milionë dollarë, transmeton telegrafi.

Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë ka dërguar dy ditë më parë, vendimet përfundimtare në rast të kthimit të Dragos Savulescut në Rumani, me verdikt se ai do të dënohet me pesë vjet e gjysmë burg.

Pjesëtarë në këtë krim të oganizuar janë edhe dy emra të tjerë: Radu Peas dhe Cristi Borce, dhe prej tyre është vetëm ky i fundit që u dorëzua – dy të tjerët janë ende në kërkim nga autoritetet.

Gjykata ka lëshuar urdhër-arrest evropian për bashkëshortin e modeles shqiptare.

MUND TË JU PËLQEJNË