Ish-deputeti Miliam Zeka në emisionin DPT te Fidani thotë se ka qenë dëshmitar i konfliktit të parë mes presidentit të tanishëm Hashim Thaçit dhe fituesit të zgjedhjeve, Albin Kurtit. Sipas tij, thyerja e parë mes të dyve ka qenë gjatë konferencës së Rambujesë.

Zeka thotë se atëherë ishte zhvilluar një bisede telefonike mes Albin Kurtit e Hashim Thaçit, e kjo bisedë, sipas tij, ishte ‘e pakëndshme’.

“Përmes telefonit tim është bërë një bisedë e ashpër mes Thaçit e Kurtit”, ka thënë Zeka.

“Është bërë përmes celularit tim suedez dhe e kanë të regjistruar shërbimet ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Zeka thotë se në telefonatën mes Thacit e Kurti ka pasur edhe kërcënime.

“Nuk ka pasur sharje, por ka pasur kërcënime. Janë normale se edhe gruaja ime mua më kërcënon”, thotë Zeka në DPT te Fidani. /Express/

 

MUND TË JU PËLQEJNË